Barcelona merr vendim të papritur për Koeman

12:20 | 03 Qershor 2021

Koeman do të mbetet trajner, por Laporta ka një kusht.

Ronald Koeman do të jetë në drejtim të Barcelona-s edhe sezonin e ardhshëm.

Lajmi është dhënë nga SER Catalunya.

Lajmërimi zyrtar i klubit pritet të vijë të premten.

Presidenti Joan Laporta ka vendosur ta konfirmojë trajnerin holandez deri në skadencën e kontratës, në qershorin e vitit 2022, por do t’i kërkojë Koeman që të luajë me skemën 4-3-3.

Numri një i katalanasve do t’i kërkojë trajneri një lojë më sulmues në krahasim me atë që është parë në sezonin e sapo mbyllur.

Komento: