Nënkryetari i Listës Serbe thotë se Kurti po ik nga dialogu

12:26 | 03 Qershor 2021

Simiq thotë se Kurti po ik nga dialogu.

Nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq, deklaroi sot se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po ikën nga dialogu me Beogradin dhe se Prishtina nuk është i gatshëm të arrijë një zgjidhje kompromisi që do të respektojë interesat e serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.

Simiq tha se sjellja e Kurtit, i cili njofton se do të shkojë në Bruksel për të diskutuar të ardhmen, dhe jo vazhdimin e dialogut të mëparshëm, nuk është një befasi për serbët në Kosovë, raporton Tanjug.

Komento: