Maldini s’ka të ndalur, fillon negociatat për transferimin e super lojtarit nga Serie A

15:14 | 03 Qershor 2021

Drejtori i Milanit, Paolo Maldini e ka nisur furishëm fushatën për transferimin e lojtarëve, në mënyrë që të forcoj skuadrën, duke pasur parasysh se klubi tanimë do të bëjë pjesë edhe në garat e Ligës së Kampionëve.

Sipas asaj që CorrierediBologna raportoi këtë mëngjes, Milani po bën presion te Bologna për Jerdy Schouten, mesfushori 24-vjeçar i cili gjithashtu është i pëlqyer nga Atalanta.

Klubi rossoblu tashmë ka vendosur çmimin: 15 milion euro. Kuqezinjtë janë më të interesuarit për holandezin dhe kanë nisur negociatat

Komento: