Juventus merr vendim përfundimtar për Dybalan

16:02 | 03 Qershor 2021

Juventus përgatit ofertë për ta mbajtur Dybalan.

Juventus nuk konsideron ta humbas sulmuesin Paulo Dybala dhe ka përgatitur ofertë për ta mbajtur gjatë verës.

Kur gjithçka mendohej se kishte përfunduar, arritja e Massimiliano Allegrit ka qenë çelësi që bordi i sportit të rimendojë situatën e lojtarit, transmeton lajmi net.

Sipas mediave italiane, Juventus do bëjë ofertë me 10 milionë euro për edicion.

Momentalisht lojtari fiton 7.3 milionë euro, andaj kjo ofertë është më e lartë.

Federico Cherubini, drejtori sportiv planifikon takim me lojtarin dhe shpreson ta bind me ofertë të re.

Është konfirmuar se Atletico Madrid shihet si klubi më i interesuar për shërbimet e argjentinasit.

Komento: