Përfundon edhe një raund: Këta janë dy kandidatët në garë për t’u bërë gjyqtarë në Kushtetuese

20:22 | 03 Qershor 2021

Vigan Qorrolli do të jetë në garë me Haxhi Xhemajlin për t’u bërë gjyqtar në Kushtetuese.

Kjo pasi që në Kuvendin e Kosovës, në raundin e dytë ka fituar Xhemajli me shumicë votash, shkruan lajmi.

Haxhi Xhemajli ka marrë 44 vota nga deputetët, teksa Hilmi Jashari ka marrë 29.

Në raundin e parë, të dy këta kandidatë morën nga 18 vota, teksa mbështetësi i VV-së, Vigan Qorrolli 50 sosh.

Në raundin e tretë pritet zgjedhja e gjyqtarit të ri të Kushtetueses.

Komento: