Rikthehet shpresa e Milanit për transferimin e top sulmuesit

19:31 | 04 Qershor 2021

“Nëse vjen ofertë, Chelsea e lejon të ikë”, agjentët e Giroud rikthejnë shpresën në Milano.

Chelsea para pak orësh njoftoi se ka shfrytëzuar mundësinë e rinovimit edhe për një tjetër sezon me Olivier Giroid, një veprim, që mund të merrej nga klubi pa pasur miratimin e lojtarit.

Në këto kushte për momentin bie poshtë mundësia e firmës me Milanin. Ka gjithmonë një “por” dhe vlen edhe në këtë rast. Calciomercato ka folur me agjentët e lojtarit dhe ata kanë treguar situatën.

Michael Manuello, Luca Antonini dhe Ciro Morabito tregojnë se Chelsea ka ushtruar në mënyrë të njëanshme Chelsean, por në rast ofertash i kanë komunikuar lojtarit se mund ta lënë të lirë.

“Chelsea ka ushtruar të drejtën e rinovimit në mënyrë të njëanshme, por në rast të ofertave ata do e lënë të lirë”, mësohet të jenë shprehur ata, duke lënë derën milaneze hapur.

Nga ana tjetër kuqezinjtë nuk kanë në plan të harxhojnë për të blerë kampionin e Europës dhe kanë në plan ta marrin vetëm në rast se ai arrin mbylljen e kontratës me Milanin.

Komento: