E konfirmuar që Sarri do e drejtojë skuadrën e madhe nga Serie A

22:17 | 04 Qershor 2021

Sarri mund të jetë trajneri i ri i Lazios.

Maurizio Sarri është shum afër të merr postin e trajnerit të Lazios.

Sipas mediave italiane, Maurizio Sarri mund të nënshkruajë kontratën e tij me Lazion në 24 orët e ardhshme, një marrëveshje dy-vjeçare me vlerë 3 milionë euro plus bonuse.

Sarri u takua me presidentin e Lazios, Claudio Lotito mbrëmë, pastaj agjenti i Sarrit, Fali Ramadani foli me drejtorin e Lazios, Igli Tare sot.

Ramadani tani po i paraqet kontratën Sarrit, me një vendim që pritet të merret së shpejti.

Lazio ka nevojë për një trajner të ri pas largimit të Simone Inzaghit.

Komento: