Nuk i mjaftoi puna si trajner, tani Emery ka blerë edhe klub

22:36 | 04 Qershor 2021

Nga trajner në pronar, Emery blen klubin spanjoll.

Si trajner po shijon një sukses të madh, tani Unai Emery është bërë edhe pronar i një klubi.

Trajneri i Villarreal, fitues i freskët i Europa League, ka blerë Real Union, klub bask i Segunda Division B, kategoria e tretë e futbollit spanjoll.

Vëllai i tij, gazetari Igor Emery, është ngarkuar me detyrën për të formalizuar blerjen. Operacioni është mbyllur dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

Lajmi është raportuar nga AS.

Komento: