
Italia funksionon në mënyrë perfekte dhe këtë e ka demostruar edhe në testin miqësor një javë para startit të Kampionatit Europian 2020, ku mposhtën Republikën Çeke me rezultatin e thellë 4-0.
Roberto Mancini kishte aktivizuar ata që shihen si titullarë të të kaltërve në Europian dhe paraqitja e tyre ishte plotësisht bindëse, duke dominuar totalisht sfidën ndaj çekëve.
Sfida u zhbllokua nga Ciro Immobile në minutën e 23-të, ndërsa pak para fundit të pjesës së parë ishte mesfushori i Interit që shënoi, duke dyfishuar avantazhin.
Në pjesën e dytë protagonist u bë kapiteni i Napolit, Lorenzo Inzigne, që në ditën e 30-vjetorit të lindjes shënoi një gol dhe dha një asist perfekt për Berardin, me këtë të fundit që vulosi suksesin.
Vetëm një javë para startit të Euro 2020-ës, Roberto Mancini “fërkon duart” teksa sheh Italinë e tij të funksionojë në perfeksion edhe ndaj një kundërshtari aspak modest si Republika Çeke.