Çka pritet të ndodhë sot në Kosovë?

10:09 | 05 Qershor 2021

Sot janë paralajmëruar të zhvillohen disa aktivitete.

Ky është njoftimi i plotë me detaje:

– Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitete me rastin e shënimit të “Ditës Botërore të Mjedisit”. (Hapësira afër Stacionit të Trenit Rr. “Tirana” në Prishtinë, ora 10:00)

– UN Habitat Kosova në bashkëpunim me Komunën e Mitrovicës Jugore organizon kremtimin e Ditës Botërore të Mjedisit, në një turne me biçikleta në Mitrovicën e Jugut. (Restorant “Ura e Ibrit”, rruga Rexhep Mitrovica, ora 10:00)

– Kryetari i PDK-së Dega në Prizren, Shaqir Totaj mban konferencën e radhës. (Zyret e reja të degësnë rrugën “Saraçët”, ora 11:00)

– SharaËatch, GAIA Kosovo and ËËF Adria, me mbështetje të Ambasadës së Zvicrës në Kosovë organizon panel diskutimi me temë “Mini hidrocentrale – shkatërrim maksimal”, si dhe ekspozitën ndërkombëtare të karikaturave që do të trajtojnë shkatërrimin e burimeve natyrore në zona të rrezikuara me qëllim të ndërtimit të hidrocentraleve. (Restoranti Llovac në Shtërpcë, ora 10:00)

– Green Art Center organizon promovimin e energjisë së ripërtrijshme dhe ndarjen e mbeturinave te riciklueshme në burim. (Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, ora 12:00)

– Green Art Center Prishtina organizon ekspozitë promovuese me klubin e gjelbër të sh.f.m.u. “Pjeter Bogdani”, Prishtinë për Ditën Botërore të Mjedisit. (Parku i Qytetit në Prishtinë, ora 15:00)

Komento: