
Premierliga shpall më të mirët e sezonit 2020/21.
Premierliga angleze sot ka shpallur më të mirët e sezonit që lamë pas, 2020/21.
Çmimin e futbollistit më të mirë të sezonit e fitoi qendërmbrojtësi i Manchester Cityt, Ruben Diaz.
Diaz ishte shtylla e mbrojtjes së ekipit të Pep Guardiolas dhe ishte i pakalueshëm nga kundërshtarët.

Çmimi i futbollistit më të mirë të ri iu dha gjithashtu një futbollistit të kampionit të Anglisë, Manchester City.
Këtë çmim e fitoi Phil Foden, i cili është një talent i madh dhe premtues.

Goli i sezonit i takoi futbollistit të Tottenhamit, Erik Lamelas, që realizoi një gol të jashtëzakonshëm.

Trajneri i sezonit 2020/21 u shpall Pep Guardiola, që udhëhoqi “Citizens” drejt titullit të Premierligës.
