Selim Selimi, qeverisë: Nëse shteti nuk mbahet me falje të gjobave, a mbahet shteti me gjoba?

16:56 | 05 Qershor 2021

Ish-ministri i Drejtësisë, Selim Selimi i reagon Qeverisë.

Selimi ka reaguar lidhur me deklaratat e Qeverisë e cila dje në seancën e Kuvendit nuk e përkrahi rezolutën e AAK-së për faljen e gjobave ndaj bizneseve gjatë pandemisë.

Përmes një reagimi në Tëitter, Selimi ka pyetur qeverinë nësë shteti mbahet me gjoba.

“Nëse shteti nuk mbahet me falje të gjobave, a mbahet shteti me gjoba?”, ka pyetur Selimi.

“Ekspertët majtistë të LVV-së le t’na tregojnë efektin e gjobave në GDP. A na duhen politika të përkrahjes së bizneseve të vogla e të mesme, apo na duhet një Fond Sovran që do t’i përkrah lejthiat e dajve dhe nipave?”, ka shtuar Selimi.

Komento: