
Mbrojtësi i Uellsit rrëzon për toke Manajn dhe Rejan.
Uellsi dhe Shqipëria janë duke e zhvilluar një ndeshje miqësore në “Cardiff City Stadium”, shkruan Zeri.info.
45 minutat e parë të ndeshjes atje janë mbyllur me rezultatin e barabartë dhe pa gola.

Megjithatë, pjesa e dytë ka filluar me një situatë interesante që i ndodhi përzgjedhësit të Shqipërisë, Edoardo Rejas.
Reja u rrëzua pasi mori një shtyrje nga Rey Manaj, me këtë të fundit që u shtye nga Rhys Norrington-Davies.
Reja pastaj kërkoi shpjegim nga uellsiani për atë veprim, teksa ai u ndëshkua me karton të verdhë.

