U raportua se Napoli i vuri ‘thikën pas shpine’ Juventusit për Ligën e Kampionëve, reagon klubi italian

23:04 | 05 Qershor 2021

Napoli ka lëshuar ​​një deklaratë duke mohuar raportimet e mediave se presidenti i këtij klubi, Aurelio De Laurentiis, ka kontaktuar UEFA-n për të diskutuar rreth zëvendësimit me Juventusin në Ligën e Kampionëve.

Napoli përfundoi i pesti në Serie A këtë sezon, duke humbur Ligën e Kampionëve, pasi katër vendet e para u zunë nga Interi, Milani, Atalanta dhe Juve.

Sidoqoftë, Bianconerët mund të përjashtohen nga turnet e UEFA-s për shkak të krijimit të Superligës, ndërsa Napoli në teori do të ishte klubi i radhës për t’i zëvendësuar ata.

“Presidenti Aurelio De Laurentiis nuk e ka kontaktuar UEFA në lidhje me mundësinë e hyrjes në edicionin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve”.

“Thashethemet e raportuara nga Bein Sports janë krejtësisht pa bazë”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga klubi.

Komento: