E duan e gjithë Evropa, por Ancelotti po e merr te Real Madridi

10:49 | 06 Qershor 2021

Ancelotti dëshiron transferimin e Koundes.

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, ka kërkuar transferimin e mbrojtësit të Sevillas, Jules Kounde.

Sipas “Foot Mercato”, Ancelotti dëshiron që mbrojtësi Kounde të jetë transferimi i tij i parë, pas rikthimit në Real Madrid.

Ancelotti po kërkon një mbrojtës qendëror, dhe Kounde thuhet se është në krye të listës së tij, çmimi i tij është rreth 80 milionë euro.

Për 22- vjeçarin, interesim kanë shprehur edhe disa skuadra angleze.

Komento: