Aventura e Sergio Ramos me Realin ka përfunduar, ku po transferohet mbrojtësi

11:37 | 06 Qershor 2021

Sergio Ramos del lojtar i lirë më 1 korrik. Kapiteni ka vendosur të largohet nga Real Madrid, klub pjesë e të cilit është prej vitit 2005.

Rikthimi i Carlo Ancelottit nuk i ka ndryshuar mendjen, teksa nuk ka pranuar propozimin e presidentit Perez për të rinovuar me ulje rroge.

Cadena Cope shkruan se largimi është vendosur dhe 35-vjeçarin do e shohim në një skuadër tjetër sezonin e ardhshëm.

Në garë për shërbimet e tij janë PSG dhe Manchester City. Pochettino dhe Guardiola e cilësojnë një përforcim me vlera në prapavijë.

Sergio Ramos sjell eksperiencë, mentalitet fitoreje dhe gola. Dy klubet po përgatisin ofertat e tyre dhe rroga e kohëzgjatja e kontratës do të jenë dy pika që do të bëjnë diferencën në zgjedhjen e qendërmbrojtësit.

Komento: