Barcelona me transferim të papritur nga rivali i La Ligës

14:07 | 06 Qershor 2021

Sipas ‘Mundo Deportivo’, Gaya ka ndaluar bisedimet për rinovimin e kontratës me Valencian, raporton lajmi.net.

Barça është e informuar se Valencia mund të jetë e gatshme të shesë mbrojtësin për çmimin e duhur në afatin kalimtar të verës.

“Blaugranët” ka kohë që janë duke kërkuar një mbrojtës të majtë, pasi dëshirojnë të sjellin konkurrencë për Jordi Alban.

26- vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 33 paraqitje me fanellën e Valencias në La Liga, duke realizuar një gol dhe shtatë asistime.

Komento: