
Mesfushori i Manchester Cityt, Phil Foden shpallet lojtari më i mirë i vitit 2021.
Anglezi ka shkëlqyer me “Qytetarët” këtë edicion duke qenë titullar i padiskutueshëm.
Foden ka ndihmuar shumë Cityn për të fituar Premierligën dhe Carabao Cup, derisa zhvilloi ndeshje të mirë edhe në finale të Ligës së Kampionëve ku u mposhten nga Chelsea.
Ndërkohë, sonte (e diele), Foden fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të vitit.
Këtë edicion, Foden ka bërë 50 paraqitje në të gjitha garat duke regjistruar 16 gola dhe 10 asistime.
