Presidenti i PSG-së: Kurrë nuk do ta shesim Mbappen

21:59 | 06 Qershor 2021

Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi me qëndrim të prerë që Mbape të qëndrojë në PSG.

Francezi është i lidhur me largimin nga PSG-ja dhe kalimin te Real Madrid, me kontratën që i skadon vitin tjetër, ndërsa ka refuzuar disa oferta për rinovim.

Sidoqoftë, Al Khealifi për L’Equipe e ka bërë të qartë se Mbappe asnjëherë nuk do largohet.

“Do jem shumë i qartë. Kylian Mbappe do vazhdojë këtu te PSG-ja, ne asnjëherë nuk do ta shesim dhe ai kurrë nuk do largohet si agjent i lirë. E pamundur”, deklaroi ai.

Ndërkohë, thuhet se Reali është duke provuar të shesë disa yje për të financuar transferimin e Mbappes.

Komento: