
Sergio Busquets pozitiv me COVID-19.
Kombëtarja e Spanjës ka konfirmuar se kapiteni Sergio Busquets ka dal pozitiv në analizat e COVID-19.
Në testet e fundit të bërë nga Spanja, mesfushori ka dal pozitiv në analizat e COVID-19.
Komunikata e plotë pa ndërhyrje:
“Njoftojmë se kapiteni Sergio Busquets ka dal pozitiv në testimet e fundit të bëra në mëngjes me Kombëtaren”, shkruhet në komunikatë.
Ndërkohë, tani Busquets do detyrohet të qëndrojë i izoluar dhe me shumë gjasa do humbasë disa ndeshje në “Euro 2020”.