
“Donnarumma, profesionist i jashtëzakonshëm deri ndeshjen e fundit”.
Diskordanca e vetme ishte mbase mungesa e marrëveshjes për rinovimin e kontratës së Gianluigi Donnarumma. Raiola shpjegoi se ishte lojtari, ai që vendosi për ndarjen. Drejtori kuqezi shton:
“Unë nuk dua t’i zbuloj detajet, as kohën. Nuk i di kufijtë e marrëdhënies midis Gigio dhe Raiola. Në fund, sigurisht, vendimi është gjithmonë i lojtarit.
“Ajo që mund të them është se Gigio ishte një profesionist i jashtëzakonshëm, çdo ditë, edhe në ndeshjen e fundit kundër Atalantës nuk ishte asnjë më i lumtur se ai për kualifikimin në Ligën e Kampionëve. Unë kam një vlerësim absolut për të, si dhe respektoj zgjedhjet e tij. Asnjë gjë negative.
Ai bëri atë që mendonte se ishte më e mira për të dhe ka disa arsye në anën e tij, por nuk them se cilat”.