Asnjë i vdekur dhe 10 raste të reja me koronavirus

15:02 | 07 Qershor 2021

Raporti i fundit i IKSHPK’së: Asnjë viktimë dhe 10 raste të reja me COVID-19.

Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është raportuar asnjë viktimë si pasojë e COVID-19.

Gjatë kësaj kohe janë regjistruar edhe 10 raste të reja të infektuara me COVID-19.

Kjo është bërë e ditur nga të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë:

07 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 667 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.803 doza të vaksinës.

Nga 2.277 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 134 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.188.

Në total numri i rasteve aktive është 1.074.

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

Komento: