Familja del me njoftim për varrimin e të riut që vdiq pas një vetaksidenti në rrugën Pejë-Prishtinë

18:09 | 07 Qershor 2021

Nesër do të varroset 24-vjeçari, Florjan Gjergja që mbeti i vdekur pas një vetaksidenti në rrugën Pejë – Prishtinë, saktësisht te vendi i quajtur Kroni i Mbretit.

Varrimi i tij do të bëhet në ora 13:00 në varrezat e fshatit Krushevë e Vogël.

Ndërsa e pamja mbahet prej orës 08:00-12:00 te Restaurant “Fenix” Krushevë e Vogël.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë shpejtësia e madhe gjatë vozitjes.

Pamje nga aksidenti ku mbeti i vdekur Florjani…

Komento: