Maldini e bën punën e madhe, po e sjell në San Siro yllin e madh

14:30 | 08 Qershor 2021

Maldini ‘shënjestron’ Londrën: Go.ditje e trefishtë nga Milan.

Paolo Maldini duket i ‘dashuruar’ me Londrën dhe pikërisht me skuadrën e Chelseas ku Rossonerët kanë shumë objektivë për të transferuar këtë verë.

I pari padyshim që është Fikayo Tomori i cili është me një këmbë në San Siro dhe mund të bëhet përfundimisht pjesë e kësaj skuadre për një shifër prej 28 milionë eurosh.

Emri i dytë është ai i sulmuesit francez, Olivier Giroud i cili edhe përkundër rinovimit ka të drejtë të largohet nga Stamford Bridge këtë verë.

Hakim Ziyech është emri i fundit pasi Thomas Tuchel është i gatshëm për të hequr dorë nga ai për shkak të paraqitjeve jobindëse sezonin e kaluar.

Milan nuk është e vetme në këtë garë pasi për të gjithashtu është e interesuar edhe Napoli, mirëpo prezenca në Champions League për sezonin e ardhshëm i jep më shumë siguri kuqezinjëve në këtë garë.

Komento: