
Carragher i trishtuar: Anglia s’ka kualitet për të fituar Euro 2020.
Ish futbollisti anglez i Liverpool dhe kombëtares së Anglisë, Jamie Carragher, është shprehur mjaft pesimist për gjasat e Anglisë që të ndahet mirë në këtë turne, transmeton Gazeta Metro.
Carragher shkroi në kolumnen e tij për gazetën britanike The Telegraph se shpresat e Anglisë për të arritur në gjysmëfinale të kampionatit janë të ekzagjeruar.
Ai shtoi se miqësoret e kombëtares po ashtu ishin humbje kohe kombëtaren angleze. Kjo për shkak të efekteve të pandemisë në orarin e kampionateve europiane.
Carra përmendi ish bashkë lojtarët e tij të gjeneratës së artë të Anglisë, John Terry dhe Rio Ferdinand, që me gjithë suksesin për klube nuk kishin sukses me kombëtaren ata megjithatë kishin kualitet që mbrojtja e sotme e Anglisë nuk e ka.