Përplasja Mbappe-Giroud, flet Pogba

12:14 | 12 Qershor 2021

Pogba flet për përplasjen Mbappe-Giroud.

Paul Pogba ka folur për përplasjen ndërmjet Kilyan Mbappes dhe Olivier Giroud.

Sipas “L’Equipe”, Kilyan Mbappe dhe Olivier Giroud ishin përplasur gjatë stërvitjes së Kombëtares së Francës aq shumë saqë ishte dashur që të ndërhyjë selektori, Didier Deschamps.

Arsyeja ishte që Mbappe ishte tejet i mllefosur pasi Giroud kisthe deklaruar pas dy golave ndaj Bullgarisë që gjërat do të shkonin më mirë nëse Mbappe do ta pasonte topin.

Mirëpo Paul Pogba ka folur në një intervistë duke mohuar se në kampin francez ka probleme.

“Ne duhet të jemi të sinqertë kur flasim për Kilyan Mbappen dhe Olivier Giroud”, tha ai.

“Nuk ka asnjë tension, asgjë nuk ndodhi kur isha aty. Çfarë u tha për ta, ndoshta ishte keqinterpretuar”, shtoi ai.

“Të gjithë këtu dhe në ekipin francez e njeh Mbappen dhe kualitetet e tij, ai është një lojtar që shënon shumë dhe bën asistime për skuadrën”, tha francezi.

“Ai bën gjëra të mrekullueshme për moshën që ka, është një lojtar që i ndihmon skuadrës, nuk është egoist”, vazhdoi ai.

“Edhe nëse i them gjithmonë se do të ishte më mirë të kthehej në mbrojtje të na ndihmojë ne mesfushorëve”, tha me shaka Pogba.

“Por, nuk ka asnjë lloj tensioni siç thonë njerëzit nga jashtë, aspak! Vetëm buzëqeshje dhe muzikë”, përfundoi Paul Pogba.

Komento: