Xherdan Shaqiri i lumtur me statistikat e tij te Zvicra

12:04 | 13 Qershor 2021

Xherdan Shaqiri krenar me statistikat e tij me Zvicrën.

Në barazimin e djeshëm të Zvicrës 1:1 me Uellsin, Xherdan Shaqiri ka asistuar në golin e “helvetikëve”.

Kështu, Shaqiri e dëshmoi veten si një prej futbollistëve më të rëndësishëm të Zvicrës.

Prej vitit 2014, Shaqiri ka shënuar ose asistuar në gjysmën e golave të Zvicrës në Kampionatet Botërore ose Evropiane.

Në 16 golat e shënuar të Zvicrës, Xherdan Shaqiri ka shënuar pesë dhe ka asistuar në tre të tjerë.

Lidhur me këtë statistikë, ai shkroi në profilin e tij zyrtar se ndihet krenar.

Komento: