
Donnarumma ka kompletuar kalimin te PSG-ja, ja kur do kryhen testet mjekësore
Portieri Gianluigi Donnarumma mund të thuhet se ka përfunduar kalimin te gjiganti francez, PSG.
Italiani u largua nga AC Milan si agjent i lirë pasi i skadoi kontrata, derisa këtë javë do të kompletojë edhe zyrtarisht transferimin te gjiganti francez.

Kontrata e Donnarummas është kompletuar, ku do nënshkruajë deri në vitin 2026 dhe pasi të përfundojnë testet mjekësore këtë të mërkurë, gjithçka do bëhet zyrtare.
Këtë e ka konfirmuar eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.
Ndërkohë, PSG tani është e fokusuar në nënshkrimin me një mbrojtës të krahut të djathtë, derisa prioritet mbetet Achraf Hakimi.