
Futbollistët shqiptarë të Maqedonisë Veriore nuk e kënduan himnin para ndeshjes me Austrinë.
Ka nisur ndeshja ndërmjet Austrisë dhe Maqedonisë Veriore, që po zhvillohet në kuadër të Grupi C në Kampionatin Evropian ‘EURO 2020’.
Para fillimit të këtij takimi të dy kombëtarët i kanë kënduar himnet shtetërore të tyre.
Megjithatë pesë futbollistë më prejardhje shqiptare që luajnë për Maqedoninë Veriore nuk e kënduan himnin maqedonas.
Bardhi, Ademi, Musliu, Alioski dhe Elmas janë lojtarët që e kanë nisur nga minuta e parë këtë takim.
Kur kanë kaluar 15 minuta loja rezultati mbetet ai i fillimit 0-0.
