
Pjesa e parë me shumë raste por pa gola mes Holandës dhe Ukrainës.
Ka përfunduar pjesa e parë mes Kombëtares së Holandës dhe Kombëtares të Ukrainës.
Dy Kombëtaret janë duke zhvilluar super ndeshje me raste nga të dy anët, por ende nuk ia kanë dal të ‘tundin’ portën kundërshtare.
Holanda ashtu siç pritej ishte më kërkuese, ku kishte disa raste të arta, por mungonte finalizimi.
Nga ana tjetër edhe Ukraina bëri disa gjuajtje në portë, por nuk u konkretizuan.
Epilogu i pjesës së parë, Holandë 0 – 0 Ukrainë.