Përfundon me rezultat 3:2 ndeshja Holanda – Ukraina

23:11 | 13 Qershor 2021

Holanda e mposht Ukrainën në ndeshjen më të mirë deri tani në Euro 2020.

Holanda e ka mposhtur 3:2 Ukrainën në ndeshjen më të mirë dhe më zbavitëse deri tani në Kampionatin Evropian 202, e cila kishte një përfundim dramatik të dielën në Amsterdam.

Ukraina e përmbysi një disavantazhin prej dy golave brenda katër minutave dhe kur mendoi se do ta fitonte një pikë nga ndeshja hapëse në Grupin C në Johan Cruijff Arena, Denzel Dumfriese tronditi duke e shënuar golin e triumfit për tulipanët në çastet e fundit.

Ishte një ndeshje zbavitëse, padyshim më e bukura deri tani në ditën e tretë në evropianit, nga fillimi deri në fund, megjithëse shumica e pesë golave ranë në çerekun e fundit të takimit.

Komento: