Milan në aksion, po e transferon yllin e Romës

11:51 | 14 Qershor 2021

Dzeko në radarin e Milanit

Klubi italian Milan, është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ardhshëm.

Sipas ‘Sky Sport Italia’, Edin Dzeko është një tjetër sulmues në listën e drejtuesve të Milanit për ta transferuar gjatë afatit kalimtar të verës.

‘Rossonerët’ janë ende në bisedime me Olivier Giroud, por transferimi i tij po duket i vështirë, dhe tani kanë filluar të shikojnë opsionet tjera ku në listë është edhe Dzeko, transmeton lajmi.

35- vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 38 paraqitje me fanellën e Romës në të gjith garat, duke realizuar 13 gola dhe pesë asistime.

Komento: