“Ta q**sha nënën shiptar”, Arnautovic përdori fyerje raciste ndaj yllit shqiptar të Maqedonisë së Veriut

12:03 | 14 Qershor 2021

Arnautovic e shau me nënë dhe përdori fyerje raciste ndaj yllit shqiptar të Maqedonisë së Veriut

Futbollisti me prejardhje serbe i Austrisë, Marko Arnautovic, dyshohet se përdori fyerje raciste ndaj një futbollist shqiptar të Maqedonisë së Veriut në një ndeshje të Kampionatit Evropian 2020 të dielën.

Arnautovic shënoi në fitoren e Austrisë 3:1 kundër Maqedonisë së Veriut në ndeshjen e tyre hapëse në Grupin C në Euro 2020, por e humbi toruan gjatë festimit të golit dhe iu desh kapitenit të tij, David Alaba, ta qetësojë, raporton Gazeta Express.

Paraprakisht Stefan Lainer, Michael Gregoritsch kishin shënuar për t’ia siguruar Austrisë fitoren e parë në historinë e vet në një turne të madh, ndërkohë që goli debutues i Goran Pandevit shërbeu vetëm sa për ta ngushëlluar ekipin maqedonas të dielën në Arenën Kombëtare në Bukuresht.

Katër futbollistë shqiptarë luajtën titullarë për Maqedoninë e Veriut në ndeshjen e saj debutuese në një turne të madh. Arijan Ademi, Visar Musliu, Ezgjan Alioski dhe Enis Bardhi ishin, ndërsa Ferhan Hasani dhe Egzon Bejtulahi u lanë në stol.

Besohet se Arnautovic, i lindur në Austri nga një baba serb dhe një nënë austriake, ishte inatosur me një ndërhyrje të Egzon Bejtulahit, të cilin e shau pasi shënoi gol.

“Ta q**sha nënën shiptar”, duke e përdorur termin fyes dhe racist të serbëve ndaj shqiptarëve.

Komento: