Spanjë- Suedi, mbylllet pjesa e parë

21:58 | 14 Qershor 2021

Mbyllet pjesa e parë pa gola, por me dominim të plotë të Spanjës ndaj Suedisë.

Ka përfunduar pjesa e parë mes Kombëtares së Spanjës dhe Kombëtares së Suedisë.

Spanjollët janë duke dominuar në të gjitha aspektet, por të pafat para golit, shkruan lajmi net.

Spanja fillimisht rrezikoi portën përmes Dani Olmos, por portieri në mënyrë fenomenale nuk lejoi golin.

Pastaj, rast të artë kishte edhe Alvaro Morata, që dështoi të shënojë një me një.

Suedia rastin më të mirë e kishte përmes Alexander Isak, por Spanja ishte me fat dhe Alba largoi topin në momentin e fundit.

Kësisoj, epilogu i pjesës së parë: Spanjë 0 – 0 Suedi.

Komento: