
Revolucion te City, shtatë lojtarë në shitje.
Manchester City ka vendosur t’i shesë shtatë lojtarë që të rris fundet për transferime të reja.
Trajneri Pep Guardiola dëshiron përforcime në mesfushë dhe sulm dhe është i lidhur me transferimet si Jack Grealish nga Aston Villa dhe Harry Kane i Tottenham, përcjellë lajmi.net.
Me largimin e legjendës Sergio Aguero te Barcelona, City dëshiron transferimin e një qendërsulmuesi dhe Harry Kane është prioritet.
Grealish është admirues i madh nga Guardiola, derisa kalimi te kampioni i Anglisë do ta motivonte edhe kapitenin i Villas.
Sipas Birmingham Mail, dyshja portugeze Bernardo Silva dhe Joao Cancelo janë dy nga shtatë lojtarët që City është i përgatitur t’i shesë për të rritur fundet.
Raheem Sterling, Gabriel Jesus, Riyad Mahrez dhe Ilkay Gundogan janë katër lojtarët e tjerë titullarë që do largohen nga “Emirates”.
Me shitjen e tyre, City do ta kishte më të lehtë transferimin e Grealish dhe Kane, që vlerësohen nga 100 milionë euro secili.