Bakayoko mund t’i bashkohet gjatë verës Milanit!

09:52 | 16 Qershor 2021

Milani është duke kërkuar një mesfushor në treg, pasi e ka dërguar Soualiho Meite përsëri në Torino, dhe një emër i njohur ka përfunduar në radarin e tyre.

Një raport pretendon se Tiemoue Bakayoko mund të bëjë një kthim në klub kuq e zi, përcjell ORAinfo.

Bakayoko kaloi sezonin 2018/19 në huazim në Milano dhe bëri përshtypje me paraqitjet e tij, duke fituar vlerësimin e tifozëve. Sidoqoftë, për shkak të kërkesave të larta të Chelsea, ai nuk u ble nga MIlan dhe historia përfundoi atje.

Sipas Santi ’FM të FootMercato, megjithatë, Rossonerët ende e pëlqejnë shumë mesfushorin dhe kanë filluar kontakte me agjentin e tij.

Me fjalë të tjera, ata mund të rivalizojnë Atletico Madrid në garën për nënshkrimin e Bakayoko.

Kontrata e tij me Chelsea do të skadojë në verën e vitit 2022 dhe çmimi mund të jetë kështu i arsyeshëm.

Mbetet të shihet ditëve në vazhdim nëse do të këtë diçka me konkrete në këtë drejtim. /ORAinfo/

Komento: