
Gjatë një lidhje direkte të dhënë për SuperSport Kosova, ish-lojtari i përfaqësueses kosovare, Atdhe Nuhiu ka treguar arsyen pse nuk kanë arritur të fitojnë në ndeshjen kualifikuese për EURO 2020 kundër Maqedonisë.
Sipas tij, njëra ndër shkaqet kryesore ishte mungesa e lojtarëve kyç te përfaqësuesja.
Nuhiu ndër tjerash thesoi se ishte ndeshje shumë e vështirë pa prezencën e tyre në fushë.
Kujtojmë që Kosova u mposht nga Maqedonia e Veriut në ndeshjen vendimtarë për kualifikim në EURO 2020 me rezultat 2-1.