
Spanja dhe Polonia do të përballen në ndeshjen e dytë të Grupit E.
Kombëtarja e Spanjës kërkon pikët e plota në duelin ndaj Polonisë në kuadër të Grupit E në “Euro 2020”.
Në duelet kokë më kokë në Kampionatin Evropian, këto Kombëtare janë ndeshur dy herë, ku të dyja ndeshjet i kishte fituar Spanja, madje me rezultat të thellë.
Gjatë këtyre dy fitoreve, Spanja kishte shënuar shtatë gola ndërsa Polonia dy. Polonia në fakt po vuan me formën e dobët ku në pesë ndeshjet e fundit ka vetëm një fitore, dy barazime dhe dy humbje.
Spanja është tejet e motivuar për të marrur pikët e plota pas barazimit zhgënjyes me Suedinë, Sergio Busquets është rikuperuar nga COVID-19 dhe është i gatshëm për të luajtur.
Formacionet e mundshme të Kombëtareve.
Spanja: Simón; Azpilicueta, Laporte, Pau Torres, Alba: Llorente, Busquets/Rodri, Pedri; Gerard Moreno, Morata, Olmo
Polonia: Szczęsny; Bereszyński, Glik, Bednarek; Jóźëiak, Moder, Linetty, Rybus; Klich, Zieliński; Leëandoëski