Punë e kryer, De Paul do të transferohet në këtë skuadër

12:28 | 19 Qershor 2021

De Paul do të transferohet në Atletico Madrid.

Rodrigo De Paul do të jetë lojtar i Atletico Madridit.

Reprezentuesi i Argjentinës, Rodrigo De Paul do të jetë lojtar i Atletico Madridit pasi të përfundojë Copa America.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Atletico Madrid ka arritur marrëveshje me Udinesen për të transferuar De Paul për një shifër prej 35 milionë eurosh.

De Paul do të arrijë në Madrid për të përfunduar testet mjekësore menjëhrë pas Copa Americas ku dhe do të zyrtarizohet si lojtar i ri i “Los Colchoneros”.

Komento: