
Janë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen Zvicër – Turqi.
Zvicër – Turqi, do jetë supersfida që do zhvillohet në kuadër të xhiros së tretë për “Euro 2020”.
Asnjëra nga dy skuadrat nuk e ka siguruar kualifikimin, andaj e kanë të domosdoshme fitoren.
Zvicra duhet të mposht Turqinë dhe të shpresojë në një humbje të thellë të Uellsit ndaj Italisë që të kualifikohet nga pozita e dytë.
Ndërsa, Turqia që ka humbur dy ndeshjet e para ka nevojë për pikët e plota, pastaj të shihet nëse do arrijë të kualifikohet nga pozita e tretë.
Formacionet zyrtare:
Zvicër: Sommer; Nico Elvedi, Akanji, Ricardo Rodríguez; Ëidmer, Granit Xhaka, Freuler, Zuber; Shaqiri; Embolo, Seferovic.
Turqi: Çakir; Çelik, Demiral, Soyunçu, Muldur; Ayhan, Tufan; Ünder, Kahveci, Calhanoglu; Burak Yilmaz.
Ndeshja nis në ora 18:00.