
Xherdan Shaqiri, lojtari i ndeshjes Zvicër – Turqi.
Ylli shqiptar Xherdan Shaqiri shkëlqeu në fitoren e Zvicrës ndaj Turqisë.
Shaqiri realizoi dy herë në fitoren 3 – 1, ku goli i parë ishte thjeshtë mahnitës, shkruan lajmi.net.
Falë kësaj paraqitje të shkëlqyer, Shaqiri me plotë meritë ka fituar çmimin e lojtarit të ndeshjes.
UEFA e ka zgjedhur shqiptarin si ylli i kësaj ndeshje.
Ndërkohë, ende nuk dihet nëse Zvicra do kualifikohet në fazën 1/16 e finales dhe do mësohet gjatë javës me anë të rezultateve të ndeshjeve tjera.