
Milan do të mbetet pa njërin ndër mesfushorët me të mirë në Serie A.
Fjala është për mesfushorin turk Hakan Calhanoglu. Ky i fundit ka venduar përfundimisht që të mos e vazhdojë kontratën me Milanin, duke parapëlqyer transferimin të rivali tjetër, Inter, përcjell Milan.
Ndonëse ka pasur ofertë nga drejtuesit e Milanit për të vazhduar kontratën, Calhanoglu ka vendosur t’i ‘tradhtojë’ ata për rivalin lokal, Interin.

“Do të luaj me Interin! Gjeta akordin dje në mbrëmje, firmos për 3 vjet me opsion edhe për 1 vit shtesë. Nesër kryej vizitat”, ka qenë deklarata e mesfushorit turk.
Kujtojmë që gjatë ditës, nga Milan është larguar edhe Donnarumma, i cili sot ka kryer testet mjekësore të gjiganti francez, PSG. /ORAinfo/