
Përfundon pjesa e parë: Austria në avantazh minimal ndaj Ukrainës.
Ka përfunduar pjesa e parë mes Austrisë dhe Ukrainës.
Dy skuadrat duan fitore në mënyrë që të kualifikohen në fazën tjetër, shkruan lajmi.net.
Gjatë 45 minutave të parë, Austria ishte më bindëse dhe me plotë meritë është në avantazh me rezultat minimal 0 – 1.
Ishte Baumgartner që realizoi golin e vetëm pas një harkimi të bukur nga Alaba (21′).
Ndërkohë, Ukraina kishte vetëm një rast të rrezikshëm, por që portieri ishte në vendin e duhur.
Austria ka mundur të shënonte edhe në disa raste, por assesi nuk i konkretizoi rastet.
Mbetet të shihet në pjesën e dytë nëse do vazhdojë të jetë ky rezultat.