
Arsenal ka arritur marrëveshje me mesfushorin belg, Albert Sambi Lokonga.
21-vjeçari është identifikuar si kërkesë e veçantë për mesfushë dhe klubi anglez është në negociata të avancuara me Anderlechtin.
Oferta e parë prej 13 milionë euro u refuzua, derisa pritet ofertë e re prej 17 milionë euro.

Sipas Football Insider, Lokonga ka arritur marrëveshje pesëvjeçare me gjigantin londinez, transmeton lajmi.
Marrëveshja mund të finalizohet ditët në vijim, me Anderlecht që është i përgatitur ta shesë lojtarin shkaku i pandemisë së COIVD-19.
Pos, Lokonga, Arsenal dëshiron edhe transferimin e Yves Bissouma nga Brighton.
Bissouma vlerësohet rreth 40 milionë euro, andaj klubi do ofrojë Eddie Nkeitah si pjesë e marrëveshjes.