Ja sa milionë i kushtoi transferimi i Milot Rashicës Norwich Cityt

14:34 | 23 Qershor 2021

Transferim i Milot Rashicës i ka kushtuar Norwich Cityt 11 milionë euro, raporton revista gjermane “Kicker”.

Sipas revistës shuma mund të rritet edhe për dy milionë tjerë në bonuse.

Rashica ka firmosur kontratë me Norwich Cityn deri në vitin 2025.

Aston Villa kishte ofruar deri 30 milionë euro më herët për Rashicën. Por transferimi i tij tash është bërë për shifër shumë më të vogël. Një nga arsyet është se Werder Bremeni ka rënë në kategorinë e dytë të futbollit gjerman.

Komento: