
Nga një turk te një tjetër! Milani peshkon në Ligue 1.
Pas blerjes së Maignan, Milan mund të mbyllë një marrëveshje tjetër me Lille. Duke marrë parasysh lamtumirën e Hakan Calhanoglu, i cili u transferua te Inter falas, drejtuesit kuqezi po kërkojën një mesfushor të ri sulmues për t’ia ofruar Stefano Pioli.
Sipas asaj që u raportua nga “Calciomercato”, emri tjetër i ndjekur nga Djalli është ai i Yusuf Yazici, futbollistit turk të Lille.
Edhe ai, si Calhanoglu, nuk luajti një Evropian të shkëlqyeshëm por sezoni i tij në Ligue 1 ishte pozitiv.
Në fakt, futbollisti i datëlindjes1 997 fitoi kampionatin francez duke dalë përpara PSG dhe gjithashtu në Europa League ishte protagonisti absolut duke shënuar 7 gola në 8 paraqitje.

Siç do ta kujtojnë tifozët, Yazici gjithashtu shënoi një hat-trick në San Siro kundër Milan.