
Barcelona, Tottenham dhe Milan në garë për Damsgaard
Shumë klube evropiane kanë shprehur interesim për mesfushorin Mikkel Damsgaard.
Damsgaard po bënë paraqitje të mira me Kombëtaren e Danimarkës në “Euro 2020”, duke tërhequr vëmendjen e shumë klubeve evropiane.
Sipas mediave spanjolle, Barcelona, Tottenham dhe Milan kanë shprehur interesim për mesfushorin.

20-vjeçari, sezonin e kaluar zhvilloi 35 paraqitje me fanellën e Sampdorias në të gjitha garat, duke realizuar dy gola dhe katër asistime.
Presidenti i klubit italian, Massimo Ferrero komentoi garën për nënshkrimin e tij në një intervistë me gazetën Il Secolo XIX, duke pretenduar se çmimi i mesfushorit është 30 milionë euro, por do të rritet në 40 milionë nëse ai shënon përsëri për Danimarkën në Euro.