
Klubi italian Inter ka arritur marrëveshje me portierin Alex Cordaz.
Inter ka siguruar shërbimet e portierit Cordaz si transferim i lirë.
38-vjeçari ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me Nerazzurët të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2022.

Italiani në Inter pritet të jetë portieri i tretë pas Samir Handanovic dhe Andrei Radu.
Cordaz, sezonin e kaluar ishte pjesë e Crotonos ku zhvilloi 36 paraqitje në Serie A.
