
Alaba paralajmëron Italinë.
“Fuqia jonë është te kolektiviteti. Sigurisht, ne kemi disa lojtarë të një cilësie të shkëlqyeshme, por forca jonë është të dimë se si të sjellim shpirtin e ekipit në fushë. Ne duhet të vazhdojmë të ëndërrojmë shumë, le të shkojmë në Londër për të vazhduar këtë ëndërr. Nuk do të jetë e lehtë kundër Italisë, ne kemi parë futbollin e shprehur nga skuadra e Roberto Mancinit në muajt e fundit. Por, në futboll, gjithçka është e mundur. ”
Alaba shpreson të ndalojë sulmuesin e Lazios, Ciro Immobile kur të dy skuadrat përplasen në kryeqytetin anglez.
“Immobile është një sulmues i vërtetë. Ai është i plotë, i rrezikshëm dhe i ftohtë në zonën e golit. Ai di si të vendosë ndeshjet dhe të shënojë edhe nga mundësia më e vogël” – u shpreh Alaba.
Austria përballet me Italinë të shtunën me fillim nga ora 21:00 në “Wembley” të Londrës, kurse fituesi i këtij takimi do të përballet në çerekfinale me fituesin e duelit Belgjikë – Portugali.