E largoi birrën nga tavolina e konferencës për shtyp – UEFA merr vendim për Pogbën

20:48 | 25 Qershor 2021

UEFA vendos, hiqen birrat për futbollistët myslimanë gjatë konferencave në “Euro 2020”.

UEFA ka marrë një vendim që të hiqen birrat gjatë konferencave për shtyp.

Paul Pogba ditë më parë hoqi birrën nga plani i parë në konferencën për shtyp, gjë që u bë virale në mediat sociale.

Sipas “Sports Mediaset”, tani UEFA ka vendosur që të largoje birrat kur lojtarët myslimanë të jenë duke mbajtur konferencë për shtyp.

Pogba ishte ankuar për mos-respektin ndaj lojtarëve myslimanë duke vendosur birrat, dhe tani UEFA ka vendosur t’i heq ato.

Një zëdhëndes i UEFA-së ka konfirmuar lajmin.

“Do të pyesim çdo lojtar nëse dëshiron heqjen e birrës apo jo, gjithçka është pajtuar edhe me sponsorin”, konfirmoi zëdhëndësi i UEFA-së.

Komento: